-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Levítico 23:14|
Nuk do të hani as bukë, as grurë të pjekur, as kallëza të freskëta, deri në atë ditë, deri sa të mos keni çuar ofertën e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaja, në të gjitha vendet ku do të banoni.
-
15
|Levítico 23:15|
Nga dita pas së shtunës, domethënë nga dita që keni çuar demetin e ofertës së tundur, do të numëroni shtatë të shtuna të plota.
-
16
|Levítico 23:16|
Do të numëroni pesëdhjetë ditë deri në ditën pas së shtunës së shtatë, pastaj do t´i ofroni Zotit një blatim të ri ushqimi.
-
17
|Levítico 23:17|
Do të çoni në banesat tuaja dy bukë për një ofertë të tundur prej dy të dhjeta të efës majë mielli; ato do të jenë pjekur me maja, si prodhime të para të ofruara për Zotin.
-
18
|Levítico 23:18|
Së bashku me këto bukë do të ofroni shtatë qengja motakë pa të meta, një dem të vogël dhe dy desh; ata do të jenë një olokaust për Zotin së bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do të jetë një flijim me erë të këndshme i bërë me zjarr për Zotin.
-
19
|Levítico 23:19|
Pastaj do të ofroni një cjap si fli për mëkatin dhe dy qengja motakë si flijim falënderimi.
-
20
|Levítico 23:20|
Prifti do t´i tundë bashkë me bukën e prodhimit të parë dhe me dy qengjat, si ofertë e tundur përpara Zotit; ata do t´i shenjtërohen Zotit dhe do t´i takojnë priftit.
-
21
|Levítico 23:21|
Po atë ditë do të shpallni një mbledhje të shenjtë. nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.
-
22
|Levítico 23:22|
Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t´i lini për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
-
23
|Levítico 23:23|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3