-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Levítico 23:4|
Këto janë festat e Zotit, mbledhjet e shenjta që ju do t´i shpallni në kohën e tyre.
-
5
|Levítico 23:5|
Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit, midis dy mbrëmjeve, bien Pashkët e Zotit;
-
6
|Levítico 23:6|
dhe ditën e pesëmbëdhjetë të po atij muaji bie festa e bukës së ndorme për nder të Zotit; për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme.
-
7
|Levítico 23:7|
Ditën e parë do të bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë;
-
8
|Levítico 23:8|
dhe për shtatë ditë do t´i ofroni Zotit flijime të bëra me zjarr. Ditën e shtatë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; gjatë asaj dite nuk do të bëni asnjë punë të rëndë".
-
9
|Levítico 23:9|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
10
|Levítico 23:10|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap dhe do të kryeni të korrat, do t´i çoni priftit një demet si prodhim i parë i korrjes suaj;
-
11
|Levítico 23:11|
Ai do ta tundë demetin përpara Zotit për ju, me qëllim që të pëlqehet; prifti do ta tundë një ditë pas së shtunës.
-
12
|Levítico 23:12|
Ditën gjatë së cilës do të tundni demetin, do t´i ofroni një qengj motak, pa të meta, si olokaust për Zotin.
-
13
|Levítico 23:13|
Blatimi i ushqimit që do ta shoqërojë do të jetë dy të dhjeta të efës majë mielli të përzier me vaj, si flijim i bërë me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin; libacioni do të jetë një çerek hin verë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 1-4