-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|Levítico 23:24|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të bëni një pushim solemn, një kremtim festiv të njoftuar me buri, një mbledhje të shenjtë.
-
25
|Levítico 23:25|
Nuk do të bëni në atë ditë asnjë punë të rëndë dhe do t´i ofroni Zotit disa flijime të bëra me zjarr".
-
26
|Levítico 23:26|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
27
|Levítico 23:27|
"Dita e dhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë dita e shlyerjes së mëkateve. Do të ketë për ju një mbledhje të shenjtë; do të përulni shpirtin tuaj dhe do t´i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr.
-
28
|Levítico 23:28|
Gjatë kësaj dite nuk do kryeni asnjë punë, sepse është dita e shlyerjes për ju përpara Zotit, Perëndisë tuaj.
-
29
|Levítico 23:29|
Sepse çdo njeri që në këtë ditë nuk përulet, do të shfaroset në mes të popullit të tij.
-
30
|Levítico 23:30|
Dhe çdo person që gjatë kësaj dite do të bëjë çfarëdo pune, unë, këtë person do ta shfaros në mes të popullit të tij.
-
31
|Levítico 23:31|
Nuk do të kryeni asnjë punë. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.
-
32
|Levítico 23:32|
Do të jetë për ju një e shtunë pushimi, gjatë së cilës do të përulni shpirtin tuaj; ditën e nëntë të muajit, nga mbrëmja deri në mbrëmjen vijuese, do të kremtoni të shtunën tuaj".
-
33
|Levítico 23:33|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3