-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|2 Crónicas 9:31|
Pastaj Salomoni pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi i biri, Roboami.
-
1
|2 Crónicas 10:1|
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur në Sikem për ta bërë mbret.
-
2
|2 Crónicas 10:2|
Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte akoma në Egjipt ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), Jeroboami u kthye nga Egjipti.
-
3
|2 Crónicas 10:3|
Prandaj dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë Izraeli erdhën t´i flasin Roboamit dhe i thanë:
-
4
|2 Crónicas 10:4|
"Ati yt e ka bërë zgjedhën tonë të rëndë; tani ti lehtësoje robërinë e fortë të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që ai na ka imponuar, dhe ne do të të shërbejmë".
-
5
|2 Crónicas 10:5|
Ai u përgjigj kështu: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh". Pastaj populli iku.
-
6
|2 Crónicas 10:6|
Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe i tha: "Çfarë më këshilloni t´i them këtij populli?".
-
7
|2 Crónicas 10:7|
Ata i folën duke thënë: "Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmon".
-
8
|2 Crónicas 10:8|
Por Roboami hodhi poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,
-
9
|2 Crónicas 10:9|
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t´i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: "Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?"".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10