-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|2 Crónicas 10:10|
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: "Kështu do t´i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: "Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë". Kështu do t´u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë se sa ijet e atit tim;
-
11
|2 Crónicas 10:11|
prandaj në qoftë se ati im ju ka vënë një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t´ju dënoj me kamxhik"".
-
12
|2 Crónicas 10:12|
Pas tri ditëve, Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh".
-
13
|2 Crónicas 10:13|
Mbreti iu përgjigj atyre rëndë: kështu mbreti Roboam, duke hedhur poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë,
-
14
|2 Crónicas 10:14|
u foli atyre sipas këshillës së dhënë nga të rinjtë, duke thënë: "Ati im e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj, por unë do ta bëj edhe më të rëndë; ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t´ju dënoj me kamxhik".
-
15
|2 Crónicas 10:15|
Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perëndia, me qëllim që Zoti ta çonte në vend fjalën e tij, që ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shilohu.
-
16
|2 Crónicas 10:16|
Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Çfarë pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjë trashëgimi nga biri i Isait! Secili në çadrën e vet, o Izrael! Tani kujdesohu për shtëpinë tënde, o David!". Kështu tërë Izraeli shkoi në çadrat e veta.
-
17
|2 Crónicas 10:17|
Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetin e Judës mbretëroi Roboami.
-
18
|2 Crónicas 10:18|
Mbreti Roboam dërgoi Hadoramin, të ngarkuarin me haraçet, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam u shpejtua të hipë mbi një qerre për të ikur me vrap në Jeruzalem.
-
19
|2 Crónicas 10:19|
Kështu Izraeli ka qenë rebel ndaj shtëpisë së Davidit deri ditën e sotme.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10