- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Hechos 11:21|
									Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Hechos 11:22|
									Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnabën, që të shkonte deri në Antioki.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Hechos 11:23|
									Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t´i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Hechos 11:24|
									sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Hechos 11:25|
									Pastaj Barnaba u nis për në Tars për të kërkuar Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Hechos 11:26|
									Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Hechos 11:27|
									Në ato ditë disa profetë zbritën nga Jeruzalemi në Antioki.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Hechos 11:28|
									Dhe një nga ata, me emër Agab, u ngrit dhe nëpërmjet Frymës parathoshte se do të ndodhte në mbarë botën një zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi më vonë në kohën nën Klaud Cezarit.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Hechos 11:29|
									Atëherë dishepujt, secili sipas mundësive të tij, vendosën t´u çojnë një ndihmë vëllezërve që banonin në Jude.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Hechos 11:30|
									Dhe këtë ata e bënë, duke ua dërguar pleqve me anë të Barnabës dhe të Saulit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15