- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 14:1|
									Ndodhi që edhe në Antioki ata hynë në sinagogën Ejudenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një turmë e madhe Judenjsh dhe Grekësh besuan,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 14:2|
									Porjudenjtë që nuk besuan i nxitën dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundër vëllezërve.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 14:3|
									Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili jepte dëshmi fjalës së hirit të tij, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 14:4|
									Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anën e Judenjve dhe të tjerë atë të apostujve.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 14:5|
									Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerët e tyre për t´i keqtrajtuar apostujt dhe për t´i vrarë me gurë,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 14:6|
									ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 14:7|
									dhe atje vazhduan të ungjillëzonin.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 14:8|
									Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hechos 14:9|
									Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t´u shëruar,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hechos 14:10|
									dhe tha me zë të lartë: "Çohu në këmbë!'. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15