- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 17:1|
									Dhe mbasi kishin kaluar nëpër Amfipoli dhe nëpër Apoloni, arritën në Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 17:2|
									Dhe Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe tri të shtuna me radhë u paraqiti argumente nga Shkrimet,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 17:3|
									duke deklaruar dhe duke treguar atyre se Krishti duhej të vuante dhe të ringjallej prej së vdekurish dhe duke thënë: "Ky Jezusi që unë ju shpall është Krishti'.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 17:4|
									Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 17:5|
									Por Judenjtë, të cilët nuk kishin besuar, patën smirë dhe morën me vete disa njerëz të këqij nga ata të rrugëve të tregut dhe, si mblodhën një turmë, e bënë rrëmujë qytetin; edhe sulmuan shtëpinë e  Jasonit dhe kërkonin ata për t´i nxjerrë  përpara popullit.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 17:6|
									Por, mbasi nuk i gjetën, e hoqën zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër përpara krerëve të qytetit, duke thirrur: "Ata që e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 17:7|
									dhe Jasoni këta i priti; të gjithë këta veprojnë kundër statuteve të Cezarit, duke thënë se është një mbret tjetër, Jezusi'.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 17:8|
									Edhe nxitën popullin dhe krerët e qytetit, që i dëgjonin këto gjëra.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hechos 17:9|
									Por ata, mbasi morën një dorëzani nga Jasoni dhe nga të tjerët, i lejuan të shkojnë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hechos 17:10|
									Atëherë vëllezërit menjëherë natën i nisën Palin dhe Silën për në Berea dhe ata, sapo arritën atje, hynë në sinagogën e Judenjve.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18