-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 12:1|
Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha.
-
2
|Hechos 12:2|
Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit.
-
3
|Hechos 12:3|
Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve).
-
4
|Hechos 12:4|
Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.
-
5
|Hechos 12:5|
Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.
-
6
|Hechos 12:6|
Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun.
-
7
|Hechos 12:7|
Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: "Çohu shpejt!'. Dhe zinxhirët i ranë nga duart.
-
8
|Hechos 12:8|
Pastaj engjëlli i tha: "Ngjishu dhe lidhi sandalet!'. Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: "Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!'.
-
9
|Hechos 12:9|
Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç´po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim.
-
10
|Hechos 12:10|
Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7