- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 12:11|
									Kur Pjetri erdhi në vete, tha: "Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve'.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 12:12|
									Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 12:13|
									Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 12:14|
									Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 12:15|
									Por ata i thanë: "Ti flet përçart'. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: "Éshtë engjëlli i tij!'.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 12:16|
									Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 12:17|
									Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: "Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!'. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 12:18|
									Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç´kishte ndodhur me Pjetrin.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 12:19|
									Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 12:20|
									Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamarierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18