- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 25:1|
									Kur Festi arriti në krahinë, mbas tri ditësh u ngjit nga Cezarea në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 25:2|
									Kryeprifti dhe krerët e Judenjve i paraqitën akuzat kundër Palit dhe i luteshin,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 25:3|
									duke kërkuar t´u bënte favorin që Palin ta binin në Jeruzalem; kështu ata do ta vrisnin në një pritë rrugës.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 25:4|
									Por Festi u përgjigj që Pali ruhej në Cezare dhe që ai vetë do të shkonte aty shpejt.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 25:5|
									'Prandaj njerëzit me influencë midis jush', tha ai, "le të zbresin me mua; dhe, në qoftë se ka ndonjë faj te ky njeri, le ta akuzojnë'.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 25:6|
									Si qëndroi midis tyre jo më shumë se tetë a dhjetë ditë, Festi zbriti në Cezare; të nesërmen zuri vend në gjykatë dhe urdhëroi që të sillnin Palin.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 25:7|
									Kur erdhi ai, Judenjtë që kishin zbritur nga Jeruzalemi e rrethuan, dhe drejtuan kundër Palit shumë akuza të rënda, të cilat nuk mund t´i vërtetonin.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 25:8|
									Në mbrojtje të vet Pali thoshte: "Unë nuk kam mëkatuar as kundër ligjit të Judenjve, as kundër tempullit, as kundër Cezarit'.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hechos 25:9|
									Por Festi, duke dashur t´u bëjë qejfin Judenjve, iu përgjigj Palit e tha: "A dëshiron të ngjitesh në Jeruzalem për t´u gjykuar para meje për këto gjëra?'.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hechos 25:10|
									Atëherë Pali tha: "Unë jam para gjykatës së Cezarit, ku duhet të gjykohem; unë nuk u kam bërë asnjë të padrejtë Judenjve, sikurse ti e di fare mirë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18