- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 25:11|
									Në qoftë se kam vepruar keq ose kam kryer diçka që meriton vdekjen, nuk refuzoj që të vdes; por nëse s´ka asgjë të vërtetë në gjërat për të cilat këta më akuzojnë, askush nuk mund të më dorëzojë në duart e tyre. Unë i apelohem Cezarit'.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 25:12|
									Atëherë Festi, pasi e bisedoi me këshillin, u përgjigj: "Ti i je apeluar Cezarit; te Cezari do të shkosh'.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 25:13|
									Pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Berenike erdhën në Cezare për të përshëndetur Festin.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 25:14|
									Dhe, mbasi ata ndenjën disa ditë, Festi ia parashtroi çështjen e Palit mbretit, duke thënë: "Feliksi ka lënë të burgosur njëfarë njeriu,									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 25:15|
									kundër të cilit, kur isha në Jeruzalem, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e Judenjve, kishin paraqitur akuza, duke kërkuar dënimin e tij.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 25:16|
									Unë u dhashë përgjigje se nuk është zakon i Romakëve të dorëzojnë dikë për vdekje para se i akuzuari të ballafaqohet me paditësit e tij, dhe t´i jetë dhënë mundësia që të mbrohet nga akuza.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 25:17|
									Prandaj, kur ata u mblodhën këtu, pa e shtyrë punën, u ula të nesërmen në gjykatë dhe urdhërova të ma sjellin këtë njeri.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 25:18|
									Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën kundër tij asnjë akuzë për gjërat që unë dyshoja.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 25:19|
									Por kishin vetëm disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi, që ka vdekur, dhe për të cilin Pali thoshte se është i gjallë.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 25:20|
									Dhe duke qenë se unë mbeta ndërdyshas përpara një konflikt i të këtij lloji, e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe të gjykohej atje lidhur me këto gjëra.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18