-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 3:1|
Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjes.
-
2
|Hechos 3:2|
Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t´u quajtur "E bukura", për t´u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull.
-
3
|Hechos 3:3|
Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë.
-
4
|Hechos 3:4|
Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: "Na shiko'.
-
5
|Hechos 3:5|
Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre.
-
6
|Hechos 3:6|
Por Pjetri tha: "Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!'.
-
7
|Hechos 3:7|
Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë; dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjet.
-
8
|Hechos 3:8|
Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta në tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.
-
9
|Hechos 3:9|
Dhe gjithë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Perëndinë,
-
10
|Hechos 3:10|
dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13