- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 16:1|
									Dhe ai arriti në Derbë dhe në Listra; këtu ishte një dishepull me emër Timote, biri i një gruaje judease besimtare, por me baba grek,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 16:2|
									për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 16:3|
									Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 16:4|
									Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 16:5|
									Kishat, pra, po forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër përditë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 16:6|
									Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 16:7|
									Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Fryma nuk i lejoi.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 16:8|
									Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hechos 16:9|
									Gjatë natës Palit iu shfaq një vegim. I rrinte para një burrë Maqedonas, që i lutej dhe i thoshte: "Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo'.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hechos 16:10|
									Mbasi e pa vegimin, kërkuam menjëherë të shkojmë në Maqedoni, të bindur se Zoti na kishte thirrur që t´ua shpallim atyre ungjillin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15