-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 9:1|
Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, shkoi te kryeprifti,
-
2
|Hechos 9:2|
dhe kërkoi nga ai letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që, po të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra o gra, të mund t´i sillte të lidhur në Jeruzalem.
-
3
|Hechos 9:3|
Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.
-
4
|Hechos 9:4|
Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?'.
-
5
|Hechos 9:5|
Dhe ai tha: "Kush je, Zot?'. Dhe Zoti tha: "Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave'.
-
6
|Hechos 9:6|
Atëherë ai, duke u dridhur i tëri dhe i trembur, tha: "Zot, ç´don ti të bëj unë?'. Dhe Zoti: "Çohu dhe hyr në qytet, dhe do të të thuhet ç´duhet të bësh'.
-
7
|Hechos 9:7|
Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri.
-
8
|Hechos 9:8|
Pastaj Sauli u çua nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.
-
9
|Hechos 9:9|
Dhe mbeti tri ditë pa të parit, as hëngri as piu.
-
10
|Hechos 9:10|
Në Damask ishte një dishepull me emër Anania, të cilit Zoti i tha në vegim: "Anania!'. Dhe ai u përgjigj: "Ja ku jam, Zot!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7