-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 11:1|
Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude morën vesh se edhe johebrenjtë kishin pranuar fjalën e Perëndisë.
-
2
|Hechos 11:2|
Dhe, kur Pjetri u ngjit në Jeruzalem, ata që ishin rrethprerë haheshin me të,
-
3
|Hechos 11:3|
duke thënë: "Ti hyre në shtëpi të njerëzve të parrethprerë dhe hëngre me ta!'.
-
4
|Hechos 11:4|
Por Pjetri, duke nisur nga fillimi, u shpjegoi atyre me radhë ngjarjet duke thënë:
-
5
|Hechos 11:5|
'Unë po lutesha në qytetin e Jopes, kur u rrëmbeva në ekstazë dhe pashë një vegim: një send, që i ngjante një çarçafi të madh të kapur në të katër cepat, po zbriste si të ulej poshtë prej qiellit dhe arriti deri tek unë.
-
6
|Hechos 11:6|
Duke shikuar me vëmendje brenda, dallova dhe pashë katërkëmbësha, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë të qiellit.
-
7
|Hechos 11:7|
Dhe dëgjova një zë që më thoshte: "Pjetër, çohu, ther dhe ha!".
-
8
|Hechos 11:8|
Por unë thashë: "Kurrsesi, o Zot, sepse nuk më ka hyrë kurrë në gojë asgjë e papastër ose e ndotur".
-
9
|Hechos 11:9|
Por zëri m´u përgjigj për të dytën herë nga qielli: "Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra!".
-
10
|Hechos 11:10|
Dhe kjo ndodhi tri herë; pastaj gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13