- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 9:11|
									Dhe Zoti i tha: "Çohu dhe shko në rrugën e quajtur E drejtë, dhe kërko në shtëpinë e Judës një njeri nga Tarsi me emër Saul, i cili po lutet;									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 9:12|
									ai ka parë në vegim një njeri, me emër Anania, duke hyrë dhe duke i vënë duart për t´ia kthyer dritën e syve'.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 9:13|
									Atëherë Anania u përgjigj: "O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 9:14|
									Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin tënd'.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 9:15|
									Por Zoti i tha: "Shko, sepse ai është vegla që unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 9:16|
									Sepse unë do t´i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin tim'.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 9:17|
									Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: "Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë'.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 9:18|
									Në këtë çast i ranë nga sytë disa si luspa, dhe ai fitoi përsëri të parit; pastaj u ngrit dhe u pagëzua.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 9:19|
									Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripërtëri në forcë. Pastaj Sauli qëndroi disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 9:20|
									Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15