-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 18:1|
Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.
-
2
|Hechos 18:2|
Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.
-
3
|Hechos 18:3|
Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.
-
4
|Hechos 18:4|
Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.
-
5
|Hechos 18:5|
Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t´u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.
-
6
|Hechos 18:6|
Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: "Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë'.
-
7
|Hechos 18:7|
Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.
-
8
|Hechos 18:8|
Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.
-
9
|Hechos 18:9|
Një natë Zoti i tha Palit në vegim: "Mos druaj, por fol dhe mos pusho,
-
10
|Hechos 18:10|
sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40