- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 1:11|
									dhe thanë: "Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell'.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 1:12|
									Atëherë ata u kthyen në Jeruzalem, nga mali që quhet i Ullinjve, që është afër Jeruzalemit sa një ecje e së shtunës.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 1:13|
									Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në sallën e sipërme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 1:14|
									Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 1:15|
									Në ato ditë Pjetri u çua në mes të dishepujve (dhe numri i emrave të mbledhur ishte rreth njëqind e njëzet) dhe tha:									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 1:16|
									'Vëllezër, ishte e nevojshme që të përmbushej ky Shkrim, të cilin Fryma e Shenjtë e parafoli me anë të gojës së Davidit në lidhje me Judën, i cili u bë prijës i atyre që e kapën Jezusin.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 1:17|
									Sepse ai ishte i numëruar bashkë me ne dhe kishte pjesë në këtë shërbesë.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 1:18|
									Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë, dhe duke rënë kokëposhtë, plasi në mes dhe të gjitha të brendshmet e tij iu derdhën.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 1:19|
									Kjo iu bë e njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit, sa që ajo arë në dialektin e tyre është quajtur Akeldama, që do të thotë: "Ara e gjakut".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 1:20|
									Në fakt, në librin e Psalmeve, është shkruar: "Shtëpia e tij u bëftë e shkretë dhe askush mos banoftë në të!', dhe: "Tjetërkush e zëntë detyrën e tij!'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18