- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Hechos 20:31|
									Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Hechos 20:32|
									Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t´ju ndërtojë dhe t´ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Hechos 20:33|
									Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Hechos 20:34|
									Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Hechos 20:35|
									Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"'.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Hechos 20:36|
									Dhe, si kishte thënë këto gjëra, u ul mbi gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Hechos 20:37|
									Atëherë të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin,									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Hechos 20:38|
									të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15