-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Hechos 24:21|
veç mos qoftë vetëm për atë fjalë që unë thirra duke qëndruar në këmbë para tyre: "Për shkak të ringjalljes së të vdekurve sot unë gjykohem prej jush!"'.
-
22
|Hechos 24:22|
Kur i dëgjoi këto gjëra, Feliksi, që ishte i mirinformuar për Udhën, e shtyu gjyqin, duke thënë: "Kur të vijë tribuni Lisia, do të marr në shqyrtim çështjen tuaj'.
-
23
|Hechos 24:23|
Dhe i dha urdhër centurionit që Palin ta ruanin, por të kishte njëfarë lirie, pa penguar asnjë nga të vetët t´i kryejnin shërbime ose të vijnin ta takojnin.
-
24
|Hechos 24:24|
Pas disa ditësh Feliksi, që kishte ardhur me gruan e vet Druzila, që ishte jude, dërgoi ta thërresin Palin dhe e dëgjoi lidhur me besimin në Jezu Krishtin.
-
25
|Hechos 24:25|
Dhe, duke qenë se Pali fliste për drejtësi, për vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm, Feliksi, shumë i trembur, u përgjigj: "Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin'.
-
26
|Hechos 24:26|
Njëkohësisht ai shpresonte se Pali do t´i jepte para që ta lironte; dhe prandaj e thërriste shpesh dhe bisedonte me të.
-
27
|Hechos 24:27|
Por pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t´ua bëjë qejfin Judenjve, e la Palin në burg.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19