- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 26:11|
									Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 26:12|
									Në kohën kur unë po merresha me këtë punë dhe po shkoja në Damask me autorizim dhe me fuqi të plota nga krerët e priftërinjve,									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 26:13|
									në mesditë, o mbret, në rrugë unë pashë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se dielli, e cila vetëtiu rreth meje dhe rreth atyre që udhëtonin me mua.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 26:14|
									Mbasi të gjithë ne ramë përtokë, dëgjova një zë që po më fliste dhe më tha në gjuhën hebraike: "Saul, Saul, pse më përndjek? Éshtë e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 26:15|
									Unë thashë: "Kush je ti, Zot?". Ai tha: "Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 26:16|
									Por çohu dhe rri në këmbë, sepse prandaj të jam shfaqur: që të të vë shërbyes dhe dëshmues për gjërat që ke parë dhe për ato për të cilat unë do të shfaqem,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 26:17|
									duke të zgjedhur ty nga populli dhe nga johebrenjtë, tek të cilët po të dërgoj tani,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 26:18|
									që t´u çelësh sytë atyre dhe t´i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 26:19|
									Prandaj, o mbret Agripa, unë nuk kam qenë i pabindur ndaj vegimit qiellor.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 26:20|
									Por në fillim atyre në Damask, pastaj në Jeruzalem, në mbarë krahinën e Judesë dhe johebrenjve, u kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18