- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 28:11|
									Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë, që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte si shenjë Dioskurët.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 28:12|
									Dhe, si arritëm në Sirakuzë, qëndruam atje tri ditë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 28:13|
									Dhe, prej andej, duke lundruar afër bregut, arritëm në Rexho. Të nesërmen fryu juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuoli.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 28:14|
									Kur gjetëm atje vëllezër, na lutën të rrimë tek ata shtatë ditë. Dhe kështu mbërritëm në Romë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 28:15|
									Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 28:16|
									Kur arritëm në Romë, centurioni ia dorëzoi robërit komandantit të kampit; por Palit iu dha leja të rrijë më vete me një ushtar si roje.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 28:17|
									Pas tri ditësh, Pali thirri krerët e Judenjve. Kur ata u mblodhën, u tha atyre: "Vëllezër, ndonëse nuk bëra asgjë kundër popullit dhe kundër zakoneve të etërve, jam arrestuar në Jeruzalem dhe më kanë dorëzuar në duart e Romakëve.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 28:18|
									Ata, si më pyetën, donin të më lëshonin, sepse tek unë nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 28:19|
									Por, duke qenë se Judenjtë kundërshtonin, u detyrova t´i apelohem Cezarit, jo se kam ndonjë akuzë kundër kombit tim.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 28:20|
									Për këtë arsye, pra, ju kam thirrur, ë t´ju shoh dhe t´ju flas, sepse për shpresën e Izraelit jam lidhur me këta hekura'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18