- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Hechos 2:21|
									Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet".									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Hechos 2:22|
									Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini,									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Hechos 2:23|
									ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Hechos 2:24|
									Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Hechos 2:25|
									Në fakt Davidi thotë për të: "E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos hiqem.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Hechos 2:26|
									Për këtë u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Hechos 2:27|
									Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbjen.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Hechos 2:28|
									Ti më ke bërë të njoh udhët e jetës, ti do të më mbushësh me gëzim në praninë tënde".									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Hechos 2:29|
									Vëllezër, mund të thuhet haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Hechos 2:30|
									Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t´u ulur mbi fronin e tij;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18