-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|Éxodo 18:24|
Moisiu e dëgjoi zërin e vjehrrit të tij, dhe bëri gjithçka që i kishte thënë.
-
25
|Éxodo 18:25|
Kështu Moisiu zgjodhi në tërë Izraelin disa njerëz të aftë dhe i vuri si krerë të popullit: krerë të mijërave, krerë të qindrave, krerë të pesëdhjetrave dhe krerë të dhjetrave.
-
26
|Éxodo 18:26|
Kështu ata e gjykonin popullin në çdo kohë; çështjet e vështira ia parashtronin Moisiut, por çdo problem të vogël e zgjidhnin vetë.
-
27
|Éxodo 18:27|
Pastaj Moisiu u nda nga vjehrri i tij, i cili u kthye në vendin e vet.
-
1
|Éxodo 19:1|
Ditën e parë të muajit të tretë nga dalja prej vendit të Egjiptit, po atë ditë, bijtë e Izraelit arritën në shkretëtirën e Sinait.
-
2
|Éxodo 19:2|
Të nisur nga Refidimi, ata arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij përballë malit.
-
3
|Éxodo 19:3|
Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: "Kështu do t´i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t´u njoftosh bijve të Izraelit:
-
4
|Éxodo 19:4|
"Ju e patë atë që u bëra Egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje.
-
5
|Éxodo 19:5|
Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja.
-
6
|Éxodo 19:6|
Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t´u thuash bijve të Izraelit"".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4