-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Éxodo 20:2|
"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
-
3
|Éxodo 20:3|
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
-
4
|Éxodo 20:4|
Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
-
5
|Éxodo 20:5|
Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t´i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
-
6
|Éxodo 20:6|
dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
-
7
|Éxodo 20:7|
Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
-
8
|Éxodo 20:8|
Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
-
9
|Éxodo 20:9|
Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;
-
10
|Éxodo 20:10|
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
-
11
|Éxodo 20:11|
sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16