-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Éxodo 19:17|
Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit.
-
18
|Éxodo 19:18|
Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort.
-
19
|Éxodo 19:19|
Ndërsa zëri i borisë po bëhej gjithnjë më i fortë, Moisiu fliste, dhe Perëndia i përgjigjej me një zë gjëmues.
-
20
|Éxodo 19:20|
Zoti zbriti pra mbi malin e Sinait, në majë të tij; pastaj Zoti thirri Moisiun në majë të malit dhe Moisiu u ngjit atje.
-
21
|Éxodo 19:21|
Dhe Zoti i tha Moisiut: "Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht, që të mos sulet drejt Zotit për ta parë, dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.
-
22
|Éxodo 19:22|
Edhe priftërinjtë që do t´i afrohen Zotit të shenjtërohen, që Zoti të mos sulet kundër tyre".
-
23
|Éxodo 19:23|
Moisiu i tha Zotit: "Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: "Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje"".
-
24
|Éxodo 19:24|
Por Zoti i tha: "Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos sulen për t´u ngjitur te Zoti, që ai të mos u sulet atyre".
-
25
|Éxodo 19:25|
Kështu Moisiu zbriti te populli dhe i foli atij.
-
1
|Éxodo 20:1|
Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16