-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Éxodo 28:10|
gjashtë nga emrat e tyre mbi një gur dhe gjashtë emrat e tjerë mbi gurin tjetër, sipas radhës së tyre të lindjes.
-
11
|Éxodo 28:11|
Do të gdhendësh mbi këta gurë emrat e bijve të Izraelit ashtu siç bën prerësi i gurit në gdhendjen e një vule; do t´i futësh në rrathë ari.
-
12
|Éxodo 28:12|
Do t´i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t´i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij.
-
13
|Éxodo 28:13|
Do të bësh gjithashtu rrathë ari
-
14
|Éxodo 28:14|
dhe dy zinxhirë prej ari safi, të thurur si një litar, dhe do të vësh në rrathët zinxhirët e thurur në këtë mënyrë.
-
15
|Éxodo 28:15|
Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.
-
16
|Éxodo 28:16|
Do të jetë katror dhe i palosur më dysh; do të jetë një pëllëmbë i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë.
-
17
|Éxodo 28:17|
Dhe do të ngallmosh katër radhë gurësh: në radhën e parë një sardonio, një topaz dhe një smerald;
-
18
|Éxodo 28:18|
në radhën e dytë: një bruz, një safir dhe një diamant;
-
19
|Éxodo 28:19|
në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16