-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
40
|Éxodo 28:40|
Për bijtë e Aaronit do të bësh disa tunika, breza dhe mbulesa koke, me qëllim që t´u japësh atyre nder dhe hijeshi.
-
41
|Éxodo 28:41|
Me ato do të veshësh më vonë vëllanë tënd Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të; ti do t´i vajosësh, do t´i shugurosh dhe do t´i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.
-
42
|Éxodo 28:42|
Do t´u bësh gjithashtu disa pantallona prej liri për të mbuluar lakuriqësinë e tyre; ato do të shkojnë nga ijët deri te kofshët.
-
43
|Éxodo 28:43|
Aaroni dhe bijtë e tij do t´i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t´i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky është një statut i përjetshëm për të dhe për trashëgimtarët e tij".
-
1
|Éxodo 29:1|
"Kjo është ajo që do të bësh për t´i shuguruar në mënyrë që të më shërbejnë si priftërinj. Merr një dem të vogël dhe dy desh pa të meta,
-
2
|Éxodo 29:2|
disa bukë pa maja, ëmbëlsira pa maja të zëna me vaj dhe revani pa maja të lyer me vaj; (do t´i bësh me majë mielli të grurit).
-
3
|Éxodo 29:3|
Do t´i vësh në një shportë dhe do t´i çosh bashkë me demin e vogël dhe dy deshtë.
-
4
|Éxodo 29:4|
Do ta afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrjen e çadrës së mbledhjes dhe do t´i lash me ujë.
-
5
|Éxodo 29:5|
Pastaj do të marrësh rrobat dhe do ta riveshësh Aaronin me tunikën, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t´i ngjeshësh brezin e punuar artistikisht të efodit.
-
6
|Éxodo 29:6|
Do t´i vësh mbi krye çallmën dhe mbi çallmën do të vësh diademën e shenjtë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16