-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Éxodo 28:20|
në radhën e katërt: një grisolist, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë do të ngallmohen në rrathët e tyre të artë.
-
21
|Éxodo 28:21|
Dhe gurët do t´u korrespondojnë emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre, të gdhendur si vula, secila me emrin e fiseve të Izraelit.
-
22
|Éxodo 28:22|
Do të bësh gjithashtu mbi pektoral zinxhirë të vegjël prej ari safi të thurur si kordonë.
-
23
|Éxodo 28:23|
Pastaj do të bësh mbi pektoral dyj unaza prej ari, dhe do t´i vësh të dy unazat në dy skajet e pektoralit.
-
24
|Éxodo 28:24|
Pastaj do t´i fiksosh dy kordonat prej ari në dy unazat në skajet e pektoralit;
-
25
|Éxodo 28:25|
dhe dy majat e tjera të dy kordonëve do t´i lidhësh me të dy rrathët dhe do t´i vendosësh mbi dy supet e efodit, nga përpara.
-
26
|Éxodo 28:26|
Do të bësh edhe dy unaza ari dhe do t´i vendosësh në dy skajet e pektoralit, mbi palën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.
-
27
|Éxodo 28:27|
Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t´i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.
-
28
|Éxodo 28:28|
Dhe pektorali do të fiksohet me anë të dy unazave të tij në unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, në mënyrë që pektorali të ndodhet mbi brezin e punuar artistikisht të efodit dhe të mos shkëputet dot prej këtij të fundit.
-
29
|Éxodo 28:29|
Kështu Aaroni do t´i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16