- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Isaías 13:11|
									Unë do të dënoj botën për ligësinë e saj dhe të pabesët për paudhësinë e tyre; do t´i jap fund krenarisë së kryelartëve dhe do të hedh poshtë arrogancën e tiranëve.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Isaías 13:12|
									Do ta bëjë njeriun e vdekshëm më të rrallë se ari i kulluar, njerëzinë më të rrallë se arin e Ofirit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Isaías 13:13|
									Prandaj do të bëj që të dridhen qiejtë, dhe toka do të tundet nga vendi i saj për shkak të indinjatës së Zotit të ushtrive ditën e zemërimit të zjarrtë të tij.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Isaías 13:14|
									Atëherë si një gazelë e ndjekur apo si një kope që askush nuk e mbledh, gjithkush do të kthehet drejt popullit të tij, gjithkush do të ikë në vend të vet.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Isaías 13:15|
									Kushdo që do të gjendet do të shpohet dhe kushdo që do të kapet do të vritet me shpatë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Isaías 13:16|
									Fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre, shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Isaías 13:17|
									Ja, unë po nxis kundër tyre Medët që nuk do ta kenë mendjen te argjendi dhe nuk gjejnë kënaqësi te ari.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Isaías 13:18|
									Harqet e tyre do t´i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t´i kursejë fëmijët.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Isaías 13:19|
									Kështu Babilonia, shkëlqimi i mbretërive, lavdia e krenarisë së Kaldeasve, do të jetë si Sodoma dhe Gomora kur Perëndia i përmbysi.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Isaías 13:20|
									Ajo nuk do të banohet më as nuk do të popullohet brez pas brezi; Arabi nuk do të ngrerë më aty çadrën e tij, as barinjtë nuk do t´i ndalin aty kopetë e tyre.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18