-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 25:1|
O Zot, ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj dhe do të kremtoj emrin tënd, sepse ke bërë gjëra të mrekullueshme, projekte të konceptuara shumë kohë më parë, dhe të realizuara me besnikëri dhe vërtetësi.
-
2
|Isaías 25:2|
Sepse e ke katandisur qytetin në një grumbull gurësh, qytetin e fortifikuar në një grumbull gërmadhash; kështjella e të huajve nuk është më një qytet, nuk do të rindërtohet kurrë më.
-
3
|Isaías 25:3|
Prandaj populli i fuqishëm të lëvdon, qyteti i kombeve të fuqishëm ka frikë nga ti,
-
4
|Isaías 25:4|
sepse ti ke qenë një kështjellë për të varfërin, një kështjellë për të mjerin në fatkeqësinë e tij, një strehë kundër stuhisë, një hije kundër të nxehtit, sepse fryma e tiranëve është si një furtunë kundër murit.
-
5
|Isaías 25:5|
Ti do të pakësosh zhurmën e të huajve si të nxehtit në një vend të thatë; ashtu si të nxehtit nën hijen e një reje, kështu kënga e tiranëve do të detyrohet të heshtë.
-
6
|Isaías 25:6|
Zoti i ushtrive do t´u përgatisë tërë popujve mbi këtë mal një banket me gjellë të shijshme, me verëra të vjetra, me gjellë të shijshme me shumë palcë dhe me verëra të vjetra dhe të zgjedhura.
-
7
|Isaías 25:7|
Do të shkatërrojë mbi këtë mal mbulesën që mbulonte tërë popujt, po kështu edhe mbulesën e shtrirë mbi të gjitha kombet.
-
8
|Isaías 25:8|
Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t´i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur.
-
9
|Isaías 25:9|
Atë ditë do të thuhet: "Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!".
-
10
|Isaías 25:10|
Me qenë se dora e Zotit do të shtrihet mbi këtë mal, ndërsa Moabi do të shkelet nën të ashtu si shkelet kashta mbi plehun.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10