-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 38:1|
Në atë kohë Ezekia u sëmur nga një sëmundje vdekjeprurëse. Profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti. Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe jo për t´u shëruar".
-
2
|Isaías 38:2|
Atëherë Ezekia e ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit:
-
3
|Isaías 38:3|
"Të lutem shumë, o Zot, kujto si kam ecur para teje me besnikëri, me zemër të pastër, dhe kam bërë atë që është mirë në sytë e tu". Pastaj Ezekia qau me të madhe.
-
4
|Isaías 38:4|
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thënë:
-
5
|Isaías 38:5|
"Shko dhe i thuaj Ezekias: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, ati yt: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tua; ja, do t´u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua;
-
6
|Isaías 38:6|
do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga duart e mbretit të Asirisë dhe do ta mbroj këtë qytet.
-
7
|Isaías 38:7|
Kjo është për ty shenja nga ana e Zotit, Zoti do ta çojë në vend fjalën që ka thënë:
-
8
|Isaías 38:8|
ja, unë do të bëj që të sprapset dhjetë shkallare hija që për efekt të diellit është zgjatur mbi shkallarët e Ashazit. Dhe dielli u spraps dhjetë shkallare prej shkallareve nga kishte zbritur".
-
9
|Isaías 38:9|
I shkruar nga Ezekia, mbret i Judës, kur ra i sëmurë dhe u shërua nga sëmundja e tij.
-
10
|Isaías 38:10|
Unë thoja: "Në kulmin e ditëve të mia do të shkoj në portat e Sheolit; jam privuar nga mbetja e viteve të mia".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 37-38