- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 61:1|
									Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t´u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 61:2|
									të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 61:3|
									për t´u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t´u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim  që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e  Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 61:4|
									Ata do të rindërtojnë rrënojat e vjetra, do të rimëkëmbin vendet që janë shkretuar në të kaluarën, do të restaurojnë qytetet e shkretuara dhe të shkatërruara prej shumë brezash.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 61:5|
									Të huajtë do të vijnë të kullosin kopetë tuaja, bijtë e të huajit do të jenë bujq tuaj dhe vreshtarë tuaj.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 61:6|
									Por ju do të quheni "priftërinj të Zotit" dhe do të quheni "ministra të Perëndisë tonë". Ju do të gëzoni pasuritë e kombeve, dhe lavdia e tyre do të kalojë te ju.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 61:7|
									Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 61:8|
									Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjennë olokaust: unë do t´u jap atyre me besnikmëri shpërblimin dhe do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 61:9|
									Pasardhësit e tyre do të jenë të njohur ndër kombet dhe brezi i tyre ndër popuj; tërë ata që do t´i shohin do t´i njohin, sepse ata janë një fis i bekuar nga Zoti.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 61:10|
									Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndër që vë një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahiret e saj.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18