- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 66:1|
									Kështu thotë Zoti: "Qielli është froni im dhe toka është mbështetësja e këmbëve të mia. Ku është, pra, shtëpia që mund të më ndërtoni dhe ku është vendi i çlodhjes sime?									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 66:2|
									Tërë këto gjëra i ka bërë dora ime dhe të gjitha kanë ardhur në ekzistencë, thotë Zoti. Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 66:3|
									Kush flijon një ka është si të vriste një njeri, kush flijon një qengj është si t´i thyente qafën një qeni, kush paraqet një blatim ushqimor është si të ofronte gjak derri, kush djeg temjan është si  të bekonte një idhull. Ashtu si këta kanë  zgjedhur rrugët e tyre dhe shpirti i tyre kënaqet në veprimet e tyre të neveritshme,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 66:4|
									kështu edhe unë do të zgjedh fatkeqësinë e tyre dhe do të bëj që të bjerë mbi ta ajo të cilën ata druajnë; sepse, kur thirra, askush nuk u përgjigj, kur fola, ata nuk më dëgjuan; përkundrazi bënë atë  që është e keqe në sytë e mi dhe parapëlqyen  atë që nuk më pëlqen mua.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 66:5|
									Dëgjoni fjalën e Zotit, ju që dridheni nga fjala e tij. Vëllezërit tuaj, që ju urrejnë dhe ju dëbojnë për shkak të emrit tim, kanë thënë: "Le të tregojë Zoti lavdinë e tij me qëllim që ne të mund									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 66:6|
									Një zë, një zhurmë del nga qyteti, një zë vjen nga tempulli; është zëri i Zotit që u jep hakun armiqve të tij.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 66:7|
									Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t´i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 66:8|
									Kush vallë ka dëgjuar një gjë të tillë, kush vallë ka parë gjëra si këto? A lind vallë një vend brenda një dite të vetme apo një komb vjen vallë në dritë brenda një çasti? Por Sioni, me të ndjerë dhembjet, lindi fëmijët e saj.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 66:9|
									"Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?", thotë Zoti. "Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?", thotë Perëndia yt.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 66:10|
									Gëzohuni me Jeruzalemin dhe ngazëlloni me të, ju të gjithë që e doni. Gëzohuni me të madhe me të, ju të gjithë që mbani zi për të,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18