- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 50:1|
									Kështu thotë Zoti: "Ku është letra e shkurorëzimit e nënës tuaj me të cilën unë e ndava? Ose te cili nga huadhënësit e mi ju shita? Ja, ju jeni shitur për shkak të paudhësive tuaja dhe nënën tuaj është ndarë për shkak të shkeljeve tuaja.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 50:2|
									Kur erdha, pse s´kishte njeri? Pse, kur thirra, askush nuk u përgjigj? Éshtë me të vërtetë dora ime tepër e shkurtër për të shpëtuar apo nuk paskam forcën për të çliruar? Ja, me kërcënimin tim po thaj  detin dhe i kthej lumenjtë në shkretëtirë;  peshku i tyre po qelbet për mungesë uji dhe po ngordh nga etja.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 50:3|
									Unë i vesh qiejtë me të zeza dhe u jap atyre një grathore për mbulesë".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 50:4|
									Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 50:5|
									Zoti, Zoti, më ka hapur veshin dhe unë nuk kam qenë rebel, as jam tërhequr prapa.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 50:6|
									I paraqita kurrizin tim atij që më rrihte dhe faqet e mia atij që më shkulte mjekrën; nuk ia fsheha fytyrën time poshtërimit dhe të pështyrave.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 50:7|
									Por Zoti, Zoti, më ka ndihmuar, prandaj nuk qeshë hutuar; për këtë arsye e bëra fytyrën time si një strall dhe e di që nuk do të turpërohem.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 50:8|
									Éshtë afër ai që më justifikon; kush do të më kundërshtojë mua? Le të paraqitemi bashkë. Kush është kundërshtari im? Le të më afrohet mua.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 50:9|
									Ja, Zoti, Zoti, do të më ndihmojë; kush është ai që do të më dënojë? Ja, të gjithë ata do të konsumohen si një palë rroba, tenja do t´i brejë".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 50:10|
									Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështehet te Perëndia i tij!									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18