- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 48:1|
									Dëgjoni këtë, o shtëpi e Jakobit, ju që ju thërrasin me emrin e Izraelit dhe që keni dalë nga burimet e Judës, ju që betoheni për emrin e Zotit dhe që përmendni Perëndinë e Izraelit, por jo me të vërtetë dhe me drejtësi.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 48:2|
									Duke qenë se quhen me emrin e qytetit të shenjtë dhe mbështeten mbi Perëndinë e Izraelit, emri i të cilit është Zoti i ushtrive;									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 48:3|
									"Unë i shpalla gjërat e kaluara që në fillim; kishin dalë nga goja ime dhe kisha bërë që t´i dëgjonin; pastaj veprova papritmas dhe ato ndodhën.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 48:4|
									Sepse e dija që ishe kokëfortë, që qafa jote ishte një brez i hekurt dhe balli yt prej bronzi,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 48:5|
									t´i kam njoftuar që në fillim, bëra që t´i dëgjosh para se të ndodhnin, që të mos kishe për të thënë: "I ka bërë idhulli im, i ka urdhëruar shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime e shkrirë".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 48:6|
									Ti e ke dëgjuar dhe e ke parë tërë këtë gjë. A nuk do ta shpallni? Që tani bëj që të dëgjosh gjëra të reja, gjëra të fshehta që ti nuk i njihje.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 48:7|
									Ato janë krijuar tashti dhe jo që në fillim; para ditës së sotme nuk i kishe dëgjuar dhe kështu nuk mund të thuash: "Ja, unë i dija".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 48:8|
									Jo, ti as nuk i ke dëgjuar as nuk i ke ditur, as veshi yt nuk ishte i hapur atëherë, sepse e dija që ti do të veproje me pabesi dhe që do të quheshe "rebel" që në bark të nënës.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 48:9|
									Për hir të emrit tim do ta shtyj për më vonë zemërimin tim, dhe për hir të lavdisë sime do ta frenoj që të mos të të shfaros.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 48:10|
									Ja, unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18