-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 3:1|
Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jeruzalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështjetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë;
-
2
|Isaías 3:2|
trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun,
-
3
|Isaías 3:3|
komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët.
-
4
|Isaías 3:4|
Do t´u jap atyre djem si princa dhe fëmijë do t´i sundojnë.
-
5
|Isaías 3:5|
Populli do të jetë i shtypur, njeri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar.
-
6
|Isaías 3:6|
Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t´i thotë: "Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim".
-
7
|Isaías 3:7|
Por atë ditë ai do të deklarojë solemnisht duke thënë: "Unë nuk do t´i lidh plagët tuaja, sepse në shtëpinë time nuk ka as bukë as mantel; mos më vini të parë të popullit".
-
8
|Isaías 3:8|
Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.
-
9
|Isaías 3:9|
Anësia e tyre me personat dëshmon kundër tyre, ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerë ata, sepse i bëjnë keq vetes së tyre.
-
10
|Isaías 3:10|
I thoni të drejtit se do t´i dalë mirë, sepse do të hajë frytin e veprave të tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Santiago 1-5