-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 14:1|
Me qenë se Zotit do t´i vijë keq për Jakobin, ai do të zgjedhë përsëri Izraelin dhe do t´i rivendosë në tokën e tyre; të huajtë do të bashkohen me ta dhe do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.
-
2
|Isaías 14:2|
Popujt do t´i marrin dhe do t´i çojnë përsëri në vendin e tyre dhe shtëpia e Izraelit do t´i zotërojë në vendin e Zotit si robër dhe robinja; do të zënë robër ata që i kishin zënë robër dhe do të mbretërojnë mbi shtypësit e tyre.
-
3
|Isaías 14:3|
Kështu që ditën në të cilën Zoti do t´i japë prehje lodhjes sate, shqetësimit tënd nga skllavëria e rëndë së cilës i ishe nënshtruar,
-
4
|Isaías 14:4|
ti do të shqiptosh këtë sentencë mbi mbretin e Babilonisë dhe do të thuash: "Ashtu si mbaroi shtypësi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.
-
5
|Isaías 14:5|
Zoti e ka thyer shkopin e të pabesëve, skeptrin e tiranëve.
-
6
|Isaías 14:6|
Ai që në tërbim e sipër godiste popujt me goditje të pandërprera, ai që sundonte me zemërim mbi kombet tani përndiqet pa mëshirë.
-
7
|Isaías 14:7|
Mbarë dheu pushon i qetë, njerëzit shpërthejnë në britma gëzimi.
-
8
|Isaías 14:8|
Madje edhe selvitë e kedrat e Libanit gëzohen për ty dhe thonë: "Që kur ke rënë, asnjë druvar s´ka dalë kundër nesh".
-
9
|Isaías 14:9|
Sheoli poshtë është në lëvizje për ty, me qëllim që të të dalë përpara kur të vish; ai zgjon frymët e të vdekurve, tërë princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithë mbretërit e kombeve.
-
10
|Isaías 14:10|
Të gjithë e marrin fjalën për të të thënë: "Edhe ti je bërë i dobët si ne dhe je bërë i ngjashëm me ne.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7