- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 19:1|
									Profecia mbi Egjiptin. Ja Zoti që kalëron mbi një re të lehtë dhe hyn në Egjipt. Idhujt e Egjiptit lëkunden para tij, dhe zemra e Egjiptasve po mpaket brenda tyre.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 19:2|
									"Do t´i nxis Egjiptasit njëri kundër tjetrit, secili do të luftojë kundër vëllait të vet, dhe secili kundër të afërmit të tij, qyteti kundër qytetit, mbretëria kundër mbretërisë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 19:3|
									Fryma e Egjiptit do të ligështohet në mes të tij dhe unë do të shkatërroj planet e tij; kështu ata do të konsultojnë idhujt dhe yshtësit, mediumet dhe magjistarët.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 19:4|
									Do ta dorëzoj Egjiptin në duart e një padroni të ashpër dhe një mbret mizor do të sundojë mbi të, thotë Zoti, Zoti i ushtrive.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 19:5|
									Ujërat e detit do të thahen, lumi do të shterojë dhe do të thahet.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 19:6|
									Lumenjtë do të bëhen të neveritshëm, kanalet e Egjiptit do të zbrazen dhe do të thahen, po kështu do të thahen edhe kallamishtet e xunkthat.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 19:7|
									Luadhët pranë Nilit, në grykëderdhjen e tij dhe të gjitha arat e mbjella gjatë lumit do të thahen, do të fshihen dhe do të zhduken.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 19:8|
									Peshkatarët do të rënkojnë, tërë ata që hedhin grepin në Nil do të ankohen dhe ata që hedhin rrjetat e tyre në ujë do të ligështohen.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 19:9|
									Ata që punojnë lirin e krehur dhe endësit e pambukut do të çoroditen.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 19:10|
									Themelet e tyre do të prishen dhe gjithë punëtorët me mëditje do të trishtohen.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18