-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Isaías 21:11|
Profecia kundër Dumahut. Më bërtasin nga Seiri: "Roje, në ç´pikë ka arritur nata? Roje, në ç´pikë ka arritur nata?".
-
12
|Isaías 21:12|
Roja përgjigjet: "Vjen mëngjesi, pastaj edhe nata. Në rast se doni të pyesni, pyesni, pra; kthehuni, ejani".
-
13
|Isaías 21:13|
Profecia kundër Arabisë. Do ta kaloni natën në pyjet e Arabisë, o karvanë të Dedamitëve.
-
14
|Isaías 21:14|
I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas; i kanë dalë përpara ikanakut me bukën e tyre.
-
15
|Isaías 21:15|
Sepse ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të nderur, para tërbimit të betejës.
-
16
|Isaías 21:16|
Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket;
-
17
|Isaías 21:17|
dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7