- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Isaías 23:11|
									Zoti ka shtrirë dorën e tij mbi detin, i ka bërë mbretëritë të dridhen, për Kanaanin ka urdhëruar t´i shkatërrohen kalatë e tij.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Isaías 23:12|
									Ai ka thënë: "Ti nuk do të vazhdosh të gëzohesh, o bijë e Sidonit, virgjëreshë që ke humbur nderin". Çohu, kalo në vendin e Kitimit; as aty nuk do të gjesh prehje.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Isaías 23:13|
									Ja vendi i Kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi për kafshët e shkretëtirës. Ata kanë ngritur kalatë e tyre, kanë rrënuar pallatet e Tiros dhe e kanë katandisur në një grumbull gërmadhash.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Isaías 23:14|
									Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Isaías 23:15|
									Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Isaías 23:16|
									"Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Isaías 23:17|
									Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë që Zoti do të vizitojë Tiron, që do të kthehet në pagën e vet dhe do të kurvërohet me të gjitha mbretëritë e botës mbi faqen e dheut.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Isaías 23:18|
									Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t´i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t´u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me  qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen  në mënyrë të shkëlqyeshme.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18