-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 2:1|
Fjala që Isaia, bir i Amotsit, pati si vegim lidhur me Judën dhe Jeruzalemin.
-
2
|Isaías 2:2|
Në ditët e fundit do të vij që mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do të ngrihet mbi disa kodra, dhe këtu do të vershojnë tërë kombet.
-
3
|Isaías 2:3|
Shumë popuj do të vijnë duke thënë: "Ejani, të ngjitemi në malin e Zotit, në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij". Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit.
-
4
|Isaías 2:4|
Ai do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t´i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.
-
5
|Isaías 2:5|
O shtëpi e Jakobit, ejani dhe të ecim në dritën e Zotit!
-
6
|Isaías 2:6|
Sepse ti, o Zot, ke braktisur popullin tënd, shtëpinë e Jakobit, sepse janë plot me praktika lindore, ushtrojnë magjinë si Filistejtë, lidhin aleanca me bijtë e të huajve.
-
7
|Isaías 2:7|
Vendi i tyre është plot me argjend dhe me ar dhe thesaret e tyre nuk kanë fund; vendi i tyre është plot me kuaj dhe qerret e tyre s´kanë të sosur.
-
8
|Isaías 2:8|
Vendi i tyre është plot me idhuj; bien përmbys përpara veprës së vetë duarve të tyre, përpara atyre gjërave që kanë bërë gishtat e tyre.
-
9
|Isaías 2:9|
Prandaj njeriu i zakonshëm përulet dhe njeriu i shquar ulet, por ti nuk i fal.
-
10
|Isaías 2:10|
Hyr në shkëmb dhe fshihu në pluhurin përpara tmerrit të Zotit dhe përpara shkëlqimit të madhërisë së tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4