- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 30:1|
									"Mjerë bijtë rebelë, thotë Zoti, që bëjnë projekte që nuk vijnë nga unë, që lidhin aleanca, por pa Frymën time, për të grumbulluar mëkate mbi mëkate;									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 30:2|
									që shkojnë poshtë në Egjipt pa konsultuar më parë gojën time, për t´u përforcuar në forcën e Faraonit dhe për të kërkuar strehë në hijen e Egjiptit!									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 30:3|
									Por forca e Faraonit do të jetë turpi juaj dhe streha në hije të Egjiptit fatkeqësia juaj.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 30:4|
									Sepse princat e tij kanë shkuar në Tsoan dhe ambasadorët e tij kanë arritur në Hanes.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 30:5|
									Por do të turpërohen të gjithë nga një popull që nuk do t´u hyjë fare në punë, që nuk do t´iu japë asnjë ndihmë o përfitim, por vetëm turp dhe poshtërim.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 30:6|
									Një profeci kundër kafshëve të Neghevit: nëpërmjet një vendi të mjeruar dhe plot ankthe, prej të cilit vijnë luanesha dhe luani, nepërka dhe gjarpëri i zjarrtë që fluturon, ata mbartin pasuritë e tyre  mbi kurrizin e gomarëve dhe thesaret e tyre  mbi kurrizin e deveve një populli prej të cilit nuk kanë për të përfituar asgjë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 30:7|
									Sepse ndihma e Egjiptit është e kotë dhe e padobishme, prandaj unë e quaj: "Rahab-Hem-Shebeth".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 30:8|
									Tani eja, shkruaje këtë mbi një rrasë të vogël dhe shkruaje në një libër, që të mbetet për ditët e ardhshme, për gjithnjë, përjetë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 30:9|
									Sepse ky është një popull rebel, janë bij gënjeshtarë, bij që nuk duan të dëgjojnë ligjin e Zotit,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 30:10|
									që u thonë shikuesve: "Mos kini vegime", dhe profetëve: "Mos na profetizoni gjëra të vërteta, na tregoni gjëra të këndshme, na profetizoni gjëra mashtruese.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18