- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Isaías 42:11|
									Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Isaías 42:12|
									Le t´i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Isaías 42:13|
									Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Isaías 42:14|
									"Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Isaías 42:15|
									Do të shkretoj malet dhe kodrat dhe do të t´i thaj tërë bimët e blerta; do t´i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Isaías 42:16|
									Do t´i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t´i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t´i braktis.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Isaías 42:17|
									Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: "Ju jeni perënditë tona!".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Isaías 42:18|
									O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Isaías 42:19|
									Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, o i shurdhër si lajmëtari im që po dërgoj? Kush është i verbër si ai që është në paqe me mua, i verbër si shërbëtori i Zotit?									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Isaías 42:20|
									Ke parë shumë gjëra, por pa u kushtuar kujdesin e duhur; veshët e tu ishin të hapur, por nuk dëgjove asgjë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15