- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Isaías 43:11|
									Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Isaías 43:12|
									Unë kam shpallur, kam shpëtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjë perëndi të huaj midis jush; prandaj ju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti, dhe unë jam Perëndi.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Isaías 43:13|
									Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Isaías 43:14|
									Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Isaías 43:15|
									Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Isaías 43:16|
									Kështu thotë Zoti që hapi një rrugë në det dhe një shteg midis ujërave të fuqishme,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Isaías 43:17|
									që nxorri qerre, kuaj dhe një ushtri të fuqishme; ata dergjen të gjithë së bashku dhe nuk do të ngrihen më; janë asgjësuar dhe janë shuar si një kandil.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Isaías 43:18|
									"Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Isaías 43:19|
									Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Isaías 43:20|
									Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t´i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t´i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18