- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 46:1|
									Beli ka rënë, Nebo është rrëzuar; idhujt e tyre i kanë çuar tutje me kafshë barre dhe me pela; gjërat që ju transportonit janë ngarkuar si pesha të rënda për kafshët e lodhura.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 46:2|
									Janë shembur, kanë rënë bashkë; nuk kanë mundur të shpëtojnë ngarkesën, por ata vetë kanë shkuar në robëri.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 46:3|
									"Dëgjomëni, o shtëpi e Jakobit, dhe tërë mbetja e shtëpisë së Izraelit, që ju kam përkrahur që kur keni lindur, që jeni mbajtur nga unë qysh në bark të nënës;									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 46:4|
									"Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t´ju mbaj deri sa të thinjeni. Unë ju kam bërë dhe unë do t´ju përkrah; po, do t´ju mbaj dhe do t´ju shpëtoj".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 46:5|
									Me cilin doni të më barazoni, me cilin doni të më krahasoni që mund të jemi të njëllojtë?									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 46:6|
									Këta harxhojnë arin e çantës dhe peshojnë argjendin me peshore, paguajnë një argjendar që me to të sajojë një perëndi; pastaj bien përmbys para tij dhe e adhurojnë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 46:7|
									E ngarkojnë mbi kurriz dhe e mbartin, e vënë në vendin e tij dhe mbetet atje; nga vendi i tij nuk lëvizet më. Edhe sikur dikush t´i thërrasë atij, ai nuk i përgjigjet as e shpëton nga fatkeqësia e tij.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 46:8|
									Kujtoni këtë dhe tregohuni burra! Silleni atë ndërmend, o shkelës.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 46:9|
									Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 46:10|
									që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: "Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen",									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18