-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Isaías 49:21|
Atëherë ti do të thuash në zemrën tënde: "Kush i ka pjellë këta? Unë në fakt isha i privuar nga fëmijët e mi, isha shterpë e mërguar dhe e dëbuar sa këtej dhe andej. Këta kush i rriti? Ja, unë kisha mbetur vetëm, dhe këta ku ishin?"".
-
22
|Isaías 49:22|
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do të ngre dorën time mbi kombet, do të ngre flamurin tim mbi popujt; atëherë do t´i sjellin bijtë e tu në krahë dhe vajzat e tua do t´i sjellin mbi supe.
-
23
|Isaías 49:23|
Mbretërit do të jenë baballarët tuaj birësues dhe mbretëreshat e tyre do të jenë tajat tuaja; ata do të bien përmbys para teje me fytyrën përtokë dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua; kështu do të mësosh që unë jam Zoti dhe ata që shpresojnë tek unë nuk do të turpërohen.
-
24
|Isaías 49:24|
A do të mund t´i shkëputet vallë preja të fuqishmit apo të çlirohet i burgosuri që është i drejtë?".
-
25
|Isaías 49:25|
Po, kështu thotë Zoti: "Edhe i burgosuri do të çohet tutje dhe preja e tiranit do të shpëtohet. Unë vetë do të luftoj me atë që lufton me ty dhe do të shpëtoj bijtë e tu.
-
26
|Isaías 49:26|
Do të bëj që shtypësit e tu të hanë mishin e vet, dhe do të dehen me gjakun e vet si të ishte musht. Atëherë çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt, Çliruesi yt, i Fuqishmi i Jakobit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7