- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 51:1|
									Dëgjomëni, ju që ndiqni drejtësinë dhe kërkoni Zotin! Shikoni shkëmbin nga i cili jeni prerë dhe zgafellën e minierës prej së cilës keni dalë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 51:2|
									Shikoni Abrahamin, atin tuaj, dhe Sarën që ju ka lindur, sepse e thirra kur ishte vetëm. E bekova dhe e shumova.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 51:3|
									Në fakt Zoti do të ngushëllojë Sionin, do ta ngushëllojë për të gjitha shkatërrimet e tij, do ta bëjë shkretëtirën e tij si Edenin dhe vetminë e tij si kopshtin e Zotit. Do të gjejnë në të gëzim dhe hare, falenderim dhe tinguj këngësh.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 51:4|
									Kushtomë kujdes, o populli im, dëgjomë, o kombi im, sepse nga unë do të vijë ligji dhe unë do të vendos të drejtën time si dritë e popujve.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 51:5|
									Drejtësia ime është e afërt, shpëtimi im do të shfaqet dhe krahët e mi do të gjykojnë popujt; ishujt do të kenë shpresë tek unë dhe do të kenë besim në krahun tim.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 51:6|
									Çoni sytë tuaj drejt qiellit dhe shikoni tokën që ndodhet poshtë, sepse qiejtë do të davariten si tym, toka do të konsumohet si një rrobe dhe po kështu banorët e saj do të vdesin; por shpëtimi im do  të vazhdojë përjetë dhe drejtësia ime nuk do  të mungojë kurrë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 51:7|
									Dëgjomëni, o ju që e njihni drejtësinë, o popull, që ka në zemër ligjin tim. Mos kini frikë turpërimin nga njerëzit, as mos u trembni nga fyerjet e tyre të rënda.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 51:8|
									Sepse tenja do t´i hajë si një rrobe dhe mola do t´i brejë si leshin, por drejtësia ime do të jetë përjetë dhe shpëtimi im brez pas brezi.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 51:9|
									Zgjohu, zgjohu, vishu me forcë, o krah i Zotit, zgjohu si në ditët e lashta, ashtu si në brezat që shkuan! A nuk je ti ai që e ke bërë copë-copë Rahabin, që ke prerë kuçedrën?									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 51:10|
									A nuk je ti ai që ke tharë detin, ujërat e humnerës së madhe, që i ke bërë rrugë thellësitë e detit, me qëllim që të çliruarit të kalonin?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15