-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 61:1|
Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t´u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre
-
2
|Isaías 61:2|
të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen,
-
3
|Isaías 61:3|
për t´u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t´u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij.
-
4
|Isaías 61:4|
Ata do të rindërtojnë rrënojat e vjetra, do të rimëkëmbin vendet që janë shkretuar në të kaluarën, do të restaurojnë qytetet e shkretuara dhe të shkatërruara prej shumë brezash.
-
5
|Isaías 61:5|
Të huajtë do të vijnë të kullosin kopetë tuaja, bijtë e të huajit do të jenë bujq tuaj dhe vreshtarë tuaj.
-
6
|Isaías 61:6|
Por ju do të quheni "priftërinj të Zotit" dhe do të quheni "ministra të Perëndisë tonë". Ju do të gëzoni pasuritë e kombeve, dhe lavdia e tyre do të kalojë te ju.
-
7
|Isaías 61:7|
Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.
-
8
|Isaías 61:8|
Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjennë olokaust: unë do t´u jap atyre me besnikmëri shpërblimin dhe do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme.
-
9
|Isaías 61:9|
Pasardhësit e tyre do të jenë të njohur ndër kombet dhe brezi i tyre ndër popuj; tërë ata që do t´i shohin do t´i njohin, sepse ata janë një fis i bekuar nga Zoti.
-
10
|Isaías 61:10|
Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndër që vë një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahiret e saj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13